Pozita

Fabrika e tullave “BRICKOS” SH.P.K. është njëra ndër fabrikat e para të prodhimit të materialeve ndërtimore nga argjila e pjekur. Fabrikë ndodhet në fshatin Korminjan i Ulët, në largësi prej 1 km në jug të degëzimit të rrugëve Gjilan, Kamenicë, Bujanovc.

Historiku

Fabrika e prodhimit të tullave në fshatin Korminjan të Ulët, ka filluar punën në maj të vitit 1929, në kohën e Jugosllavisë së vjetër. Në këtë fabrikë me gjithsej 20 punëtorë, brenda vitit prodhoheshin 300.000 copë tjegulla dhe 50.000 copë tulla. Fabrika ishte mjaftë primitive dhe kështu funksionoi deri në vitin 1946 kur u bënë disa rekonstruime. Me qëllim të rritjes së prodhimtarisë dhe përsosjes së teknologjisë, prej vitit 1946 në këtë fabrikë u bënë dy rekonstruime edhe atë, në vitin 1971 dhe në vitin 1976. Zgjerimi i kapacitetit dhe përsosjet teknologjike mundësuan që të rritet prodhimi i tullave prej 2.500.000 njësi (NJFN) në vitin 1971, në 17.942.000 njësi (NJFN) në vitin 1979. Gjithashtu kompania kishte kapacitetin të prodhoj tulla të lehta termoizoluese të formatit normal prej 3.000.000 tulla në vit, dhe 300.000 tjegulla të kulmit.
Nga 12 Qershori i vitit 1999 mbeti plotësisht e braktisur, dhe deri ne Prill të vitit 2002, është vjedhur pothuajse e gjitha, me përjashtim të konstrukcioneve të çelikut, dhe të pjesëve të pademontueshme.

Nga Prilli i vitit 2002, fabrika komercializohet nga NTPSH “Vëllezërit Borovci” dhe funksionon si e tillë deri në Mars të vitit 2007, kur edhe privatizohet nga e njejta. Nga Nëntori i vitit 2009 funksionon me emrin e ri “BRICKOS” sh.pk

Nga viti 2007 fillojnë investimet për ndërtimin e repartit të ri, i cili lëshohet në punë me 18.08.2010. Investimet vazhdojnë pastaj në modernizimin e repartit të vjetër, i cili rikthehet në punë në mes të vitit 2014, pas një pauze katër vjeçare.

Produktet tona