Menu Kërko ofertë FAQ Pyetje të shpeshta

Produktet · 01 / 05

Bllok Giter 5
bllok argjile për mure.

Bën mur 250 ose 190 mm, të jashtëm ose të brendshëm, dhe është më i forti nga të pesë blloqet tona. E bëjmë në fabrikën tonë në Kamenicë, nga argjila që e nxjerrim vetë.

Bllok Giter 5

Për mure të jashtme dhe të brendshme

Më i forti nga të pesë: rezistenca më e lartë në shtypje.

250190190
Brickos sh.p.k.
Emërtimi Bllok Giter 5
Materiali Argjilë e pjekur
Njësitë mm
Fleta 01 / 05

Specifikat

Dimensionet
190 × 250 × 190 mm
Pesha
6,2 kg
Copë / m²
25 copë (për muri 250 mm) 20 copë (për muri 190 mm)
Thithshmëria e ujit
11,32 %
Rezistenca në shtypje mesatare
25,57 N/mm²
Vrimat
35 vrima

Një kamion

Copë në paletë
160
Paleta në kamion
26
Copë në kamion
4.160
Dërgesa
Kosovë dhe rajon
Marrje në fabrikë
Po
Bllok Giter 5, bllok argjile për mure — pamje 3/4 nga lart, faqja e kallëpit dhe muret me brazda
Pamje 3/4
Bllok Giter 5 — faqja me vrima, e parë nga përpara
Nga përpara
Bllok Giter 5 — prerja, 35 vrima
Prerja

1 / 3

Kërko ofertë për këtë bllok

Pyetje të shpeshta

Pyetje për
Bllok Giter 5.

Cili bllok për murin e jashtëm, cili për murin ndarës?

Giter 5 dhe Eko Bllok bëjnë mur 250 ose 190 mm, Ndarje 12 bën mur 120 mm. Të tre përdoren për mure të jashtme dhe të brendshme, ndërsa trashësinë e murit e cakton projekti.

Sa blloka hyjnë në një m² mur?

Giter 5 dhe Eko Bllok: 25 copë në mur 250 mm, 20 copë në mur 190 mm. Ndarje 12: 20 copë. Fert Monta 14: 14 copë për m² meskatë.

Sa copë ka një paletë dhe sa paleta merr një kamion?

Në një paletë janë 160 copë, ndërsa Ndarje 12 ka 240. Një kamion merr 26 paleta, pra 4.160 copë, ose 6.240 copë Ndarje 12.

Sa m² mur del nga një kamion?

Me Giter 5 ose Eko Bllok rreth 166 m² mur 250 mm, ose 208 m² mur 190 mm. Me Ndarje 12 rreth 312 m² mur, dhe me Fert Monta 14 rreth 297 m² meskatë.

Llogaritni copët, paletat dhe kamionët nga m²

Sa blloka më duhen për një shtëpi?

Matni sa m² mur keni, pa dyert dhe dritaret, dhe shumëzojeni me copët për m². Për shembull, për 100 m² mur 250 mm me Giter 5 duhen 2.500 copë. Ose na dërgoni planin dhe e llogarisim ne.

Llogaritni copët, paletat dhe kamionët nga m²

Sa është çmimi i bllokut të kuq?

Brickos nuk publikon çmim për copë. Çmimin e jep me ofertë për kamion, sipas bllokut, sasisë dhe vendit ku dërgohet.

Ku i dërgoni blloqet?

Me kamion në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Serbi, Shqipëri, Bullgari dhe Mal të Zi. Transporti llogaritet në ofertë; blloqet mund t'i merrni edhe vetë në fabrikë.

Bëhuni distributor i Brickos

Pyetje të shpeshta

Llogaritësi

Sa blloqe
ju duhen?

Zgjidhni bllokun dhe shkruani metrat katrorë. Faqja llogarit copët, paletat dhe kamionët me numrat e fletushkës dhe të fabrikës.

Blloku
Muri

25 copë / m²

m²

Pa dyer dhe dritare.

Bllok Giter 5

Shkruani sipërfaqen dhe sasia del këtu.

Copë
—
Paleta
—
Kamionë
—

Sasia është orientuese. Ofertën me numrin e saktë e jep fabrika.

Produktet

Të pesë
blloqet.

Të pesë në të njëjtën shkallë. Zgjidhni një bllok për faqen e tij, ose krahasojini në tabelë.

  1. 01 Bllok Giter 5
  2. 02 Eko Bllok
  3. 03 Bllok Ventilimi
  4. 04 Bllok Ndarje 12
  5. 05 Fert Monta 14

Tabela e krahasimit

Nuk e dini
cili bllok?

Na tregoni çfarë po ndërtoni: mure të jashtme, mure ndarëse, oxhak apo meskate. Ju propozojmë bllokun dhe sasinë.